“Divorci” me Interin, Kandreva publikon mesazhin emocionues në “Instagram”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:18

“Divorci” me Interin, Kandreva publikon mesazhin emocionues në “Instagram”

Antonio Kandreva largohet nga Interit!  Pas 4 edicionesh ku u aktivizua 151 ndeshje nga ku shënoi 18 gola dhe dhuroi 31 asist, tashmë vjen fundi.

kANDREVA

Futbollisti italian do i bashkohet Sampdorias me një kontratë 4-vjeçare nga ku Interi do  të përfitojë 2.5 milionë euro. 33-vjeçari nëpërmjet një postimi në Twitter ka falënderuar tifozët zi kaltër duke u treguar krenarinë që e shoqëroi si zi kaltër.

“Krenar që kam dhënë gjithçka me fanellën zi kaltër. Faleminderit tifozëve për të gjithë afeksionin dhe mbështetjen në këto vite… Unë u përpoqa t’iu përgjigjesha në fushë, gjithmonë, deri në pikën e fundit të djersës. Ju përqafoj dhe fat të mbarë “, tha Kandreva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"