Divorci i Tom Bredi me supermodelen Zhizel Byndshen, zbulohet lidhja me… Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 22:10

Divorci i Tom Bredi me supermodelen Zhizel Byndshen, zbulohet lidhja me… Kristiano Ronaldon

Një nga ngjarjet më të bujshme të javëve të fundit në botën e sportit është edhe divorci mes yllit të NFL, Tom Bredi dhe supermodeles Zhizel Byndshen. Të martuar që nga viti 2009 dhe me dy fëmijë bashkë, ata formonin çiftin perfekt, deri në momentin kur në jetën e tyre hyri… Kristiano Ronaldo.

dfgdfgdfgdfgg

Pikërisht Kristiano Ronaldo është ai që cilësohet si një shkaktar i divorcit, pas një vizite që Tom Bredi bëri në Angli. Sportisti kishte deklaruar më 1 shkurt se e kishte mbyllur me futbollin amerikan dhe nuk do të vazhdonte më karrierën, duke i dhënë lamtumirën ekipit të Tampa Bej.

Por më 12 mars, ai ishte i pranishëm në “Old Trafford”, duke ndjekur ndeshjen e Mançester Junajtid ndaj Totenhem dhe pa se si Ronaldo shënonte tre gola ndaj londinezëve. Pas ndeshjes, Bredi dhe Ronaldo u takuan në fushë dhe aty Ronaldo e pyeti nëse ishte e vërtetë që ishte tërhequr përfundimisht. Sipas mediave britanike, Bredi nuk i kishte kthyer përgjigje.

Por vetëm një orë pas këtij takimi ku ai pa 37-vjeçarin të shkëlqente me tregolësh, Bredi deklaroi se do të kthehej për një tjetër sezon në NFL. Një vendim që nuk u prit mirë nga Zhizel e cila nuk ishte në dijeni dhe e kishte paralajmëruar që më parë se çdo kthim pas do të kishte pasoja. Pasoja të cilat tashmë po sjellin  divorcin e çiftit të famshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"