Postuar: Nëntor 19, 2019 | 18:00
“Divorci i pashmangshëm”, mediat italiane plasin “bombën”: Edi Reja nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë!
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja! Sipas prestigjiozes italiane, “Gazzetta dello Sport”, Edi Reja nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.
I njëjti burim raporton se kontrata e trajnerit italian ka përfunduar në ndeshjen ndaj Francës dhe nuk do të rinovohet më.
“Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm”, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"