Divorci dhe akuza se tradhton Ikardin me një futbollist, flet Uanda Nara: Nuk mund t’ju gënjej, është situatë intime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 22:50

Divorci dhe akuza se tradhton Ikardin me një futbollist, flet Uanda Nara: Nuk mund t’ju gënjej, është situatë intime

Uanda Nara ka përfunduar përsëri në epiqendër të zërave të mediave rozë, pasi duket se martesa e saj me Mauro Ikardin po shkon drejt fundit. Kjo, jo vetëm për shkak të sulmuesit argjentinas, pro edhe të vetë modeles argjentinase e cila në vendlindjen e saj akuzohet se ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një futbollist tjetër.

wanda nara

Kjo ka qenë arsyeja pse shumë gazetarë i kanë bërë pritë në aeroport Uanda Narës, kur ajo po largohej nga Argjentina për t’u kthyer në Europë.

“Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje, gjithçka në rregull”, ishin fjalët e para të Uanda Narës me gazetarët. Pas insistimit të tyre për një prononcim, ajo u ndal vetëm pak sekonda. “Juve nuk mund t’ju gënjej. Për këtë arsye nuk ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është intime”, theksoi ajo para se të largohej.

Më pas, Uanda Nara ka udhëtuar drejt Europës dhe është takuar me Ikardin për të sqaruar situatën e çiftit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"