Divorc me Instagram, Dani Alvesh e braktis “zyrtarisht” e dashura modele: Ky person më ka thyer në 1 mijë copëza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 22:46

Divorc me Instagram, Dani Alvesh e braktis “zyrtarisht” e dashura modele: Ky person më ka thyer në 1 mijë copëza

Joana Sanz, partnerja e DanI Alvesh, ka vendosur të shkëputet përfundimisht nga braziliani i cili gjendet në një burg në Katalonjë, në pritje të gjyqit për akuzën e përdhunimit. Modelja ka bërë të ditur vendimin e saj nëpërmjet një postimi në Instagram me një letër të shkruar me dorë që ka publikuar në rrjetet sociale.

fgdfgdfgfdgdfgd

“Zgjodha si partnerin e jetës një person i cili për sytë e mi ishte perfekt. Ishte gjithmonë aty kur kisha nevojë, gjithmonë më mbështeti në gjithçka, gjithmonë më shtyu të rritesha, gjithmonë i dashur, i vëmendshëm…

Më kushton shumë të pranoj që ky person mundi të më thyente në 1 mijë copëza. Mendoj se do të më kushtojnë shumë vite jetë që të heq nga kujtimet e mia mënyrën e tij si më shihte, sikur të isha me e jashtëzakonshmja në botë, dhe ta marrë djalli, jam e pabesueshme”, shkruante ndër të tjera ajo në letrën e saj të lamtumirës publike me të cilën shkëputej nga Alvesh, vetëm 3 ditë pasi e kishte vizituar në burg.


View this post on Instagram

A post shared by Joana Sanz (@joanasanz)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"