Diva e WWE divorcohet për herë të dytë brenda 8 muajve, tradhtoi bashkëshortin me Bobby Lashley, por mundësi i kërkon të ndahen në ring

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2020 | 15:19

Diva e WWE divorcohet për herë të dytë brenda 8 muajve, tradhtoi bashkëshortin me Bobby Lashley, por mundësi i kërkon të ndahen në ring

Diva e WWE, Lana po përballet me divorcin e saj të dytë brenda tetë muajve, pasi Bobby Lashley, mundësi i wrestling, i tha se para publikut se dëshironte t’i jepte fund martesën e tyre.
lana

Bukuroshja 35-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Catherine Joy Perry, u nda nga bashkëshorti i saj i parë, Rusev në fund të vitit të kaluar pasi e tradhtoi me mundesin e wrestling.

“Unë dua divorcin”– i tha Lashley në mes të ringut.

Mundësi mori vendimin pasi Lana i ndërpreu ndeshjen e WWE Championship midis Bobby Lashley dhe Drew McIntyre.

Në këtë mënyrë ajo shpërqendroi bashkëshortin e saj dhe kjo i dha kohë të mjaftueshme McIntyre që të kthente ndeshjen në favorin e tij.

Bobby-Lashley-lana1

Me titullin që mbante në dorë ajo goditi Bobby Lashley.

Pasi MVP dhe Bobby Lashley u shfaqën në ringun e WWE, MVP fajësoi Lanën për humbjen e bashkëshortit të saj, pasi kundërshtoi urdhrat duke lënë zonën e parapaskenës dhe hyri në ring.

Lashley iu bashkua mendimit të MVP, duke e akuzuar Lanën se shkatërroi gjithçka.

Bobby-Lashley-lana

Ai tha se ishte i lodhur nga Lana, e cila pasqyron jetën e tyre personale në mediat sociale.

Gjithashtu e akuzoi se po përdorte emrin e tij për t’u bërë e famshme.

lana5

Megjithatë, Lana tha se nëse do të donte të bëhej e famshme do gjente dikë më të njohur se Bobby Lashley.

Por ky i fundit i ndërpreu fjalën duke i kërkuar divorcin në mes të ringut.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"