Ditëlindje në izolim për Skënder Gegën, Kukësi i bën urimin special trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 9:21

Ditëlindje në izolim për Skënder Gegën, Kukësi i bën urimin special trajnerit

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej ditësh qëndron i izoluar në karantinë, për shkak se pas tamponit të bërë rezultoi pozitiv ndaj Koronavirusit.

Skender Gega

Megjithatë dita e sotme është e veçantë për teknikun e verilindorëve, që feston 57-vjetorin. Nuk mund të mungonte urimi nga klubi i Kukësit, që përveç ditëlindjes, i uron trajnerit edhe sa më shumë suksese në krye të klubit.

Postimi i Kukësit:

Trajneri Skënder Gega feston sot ditëlindjen e tij të 57. Klubi i Kukësit i uron edhe shumë vite të lumtura me fat e mbarësi dhe sa më shumë suksese në krye të Kukësit.
Urime ditëlindjen profesor Gega, të presim më të fortë

 

35BC8F41-5907-476E-82FF-3166EFE8DB49

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"