Ditëlindja e Sefedin Brahos, pedagogu apel institucioneve: Jepini një pension të veçantë Mesit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 23:36

Ditëlindja e Sefedin Brahos, pedagogu apel institucioneve: Jepini një pension të veçantë Mesit shqiptar

Roland Bejko, petagogu i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Gjirokastër ka bër apel për institucionet që t’i japin një pension të veçantë Sefedin Brahos. Apeli i Bejkos erdhi në 65 vjetorin e lindjes së legjendës Braho. Madje petagogu nuk ka nguruar ta cilësojë atë si Mesin shqiptar.

BEJKKO

APELI: 

Legjenda e futbollit shqiptar Sefedin Braho pati këto ditë një pervjetor të rëndësishem të tij, mbushi plot 65 vjec! E bashkoj urimin tim për një jetë të gjatë dhe të bukur për idhullin e fëmijërisë dhe rinisë sonë ëndërimtare me urimin e familjareve dhe të afërmeve të tij, me ate të qindra miqve, dashamirësve e sportedashësve kudo që janë: Edhe 100 vite të bukura Sefe ! Por jane dy pyetje dhe një thirrje që doja tu drejtoja disa institucioneve shqiptare.

Së pari:
Përse Bashkia, apo Prefektura, apo Qarku Gjirokaster, apo Klubi Luftetari,apo Federata Shqiptare, apo qoftë edhe Klubi Partizani nuk organizuan asnjë aktivitet sado modest për ti uruar 65 vjetorin këtij legjende të gjallë të futbollit shqiptar? Po një telegram publik urimi nuk mund tja dërgonin vallë?!

Së dyti:
Po televizionet shqiptare dhe mbi të gjitha TVSH qe e ka për detyrim si Tv publik që është, a nuk mund të shfaqnin me rastin e përvjetorit të Sefedin Brahos një dokumentar a emision special nga jeta dhe aktiviteti spektakular i tij ndër vite?

braho3

Së treti:
Une nuk dua të shprehem këtu për meritat dhe talentin e padiskutueshem të Mesit shqiptar,atë e kanë bërë tashmë miqte, qytetarët dhe specialistët e futbollit në rrjetet sociale, por dua t’u kujtoj të gjithëve se mosha 65 vjecare eshte mosha zyrtare e pensionimit të cdo shtetasi që ka qenë apo vazhdon të jetë në marrëdhënie pune. (Me perjashtim të profesorëve të cilët mund të vazhdojne të punojnë deri në moshën 68 vjeçare).

Të gjithë e dimë që pensionet jane shumë të ulëta dhe kostoja e jetesës shumë e lartë. Bashkëqytetarët e tij e dinë gjithashtu se Sefja jeton ne kushte modeste dhe me shumë halle. Natyrisht në këtë vendin tonë nuk është talenti i fundit dhe i vetëm që jeton ne keto kushte.

Nuk e di si kane rrjedhur gjërat dhe cfarë ka menduar Bashkia Gjirokastër, Klubi Luftëtari dhe Federata Shqiptare e Futbollit për këtë personalitet te futbollit gjirokastrit dhe atij të ekipit kombëtar shqiptar, por nëse ende nuk kanë planifikuar ndonje ndihmë financiare, me cilesine e këshilltarit të bashkisë Gjirokastër dhe jo për kredo politike, u bëj një apel të fortë ketyre institucioneve të marrin parasysh kontributin dhe talentin e Sefedin Brahos në sport si futbollist dje e sot si specialist, dhe në bashkepunim me Qevrinë shqiptare ti akordojnë legjendës dhe yllit të futbollit shqiptar një pensin të veçantë ashtu siç e kanë përfituar me dhjetra personalitete te artit, shkences, kulturës, sportit etj.

shpetim gjika sefedin braho1)

Që në mbledhjen e rradhës së këshillit të bashkisë do ti propozoj atij qe ti kerkojmë zyrtarisht qeverisë akordimin e pensionit te vecantë siç Ai e meriton. Ky akt do të ishte dhurata më e mirë për ti shprehur urimet më të sinqerta për 65 vjetorin e lindjes Sefedin Brahos.  Kush e njeh nga afër, e di mirë që modestia që e karakterizon nuk do ta lejojë kurrë ate të kërkojë diçka plus.

Sefja edhe jetën e ka fair play si dje ne fushën e lojes kur hante shqelma këmbëve nga nderhyrjet e rënda te kundërshatrëve, ashtu edhe sot, asnjëherë nuk flet për vete, asnjëherë nuk ankohet.

Por ne që e kemi adhuruar, nuk mund të heshtim dhe ta harojmë atë dhe yjet e tjerë në vetmi si Luan Seiti, Dhori dhe Gjergj Kalluci, Arian Xhumba, Arian Bella , Altin Haxhi, Aleksander Vasi etj lojatarë të ekipit kombëtar që janë gjallë.( ndjesë nëse kam haruar dikë)

Sefedin Braho

Ata bënë shumë për ne. Na dhanë emocione dhe dritë, na i zbukuruan ditët dhe vitet në kohën më të vështirë, në kohën e errësirës, në kohën e terrorit të diktaturës më të egër në Lindje. Falë izolimit të saj Braho dhe yjet e tjerë të futbollit shqipar u privuan nga e drejta për të shkëlqyer në futbollin ndërkombëtar, të tillë që sot mos të kishin nevojë për ndihmën e një pensioni suplementar për të kaluar në qetësi vitet e moshës së tretë.

Kaq pak besoj se jua kemi borxh atyre që i kthyen stadiumet, këto Heterotopi të çuditshme pra, në vende ku qytetarët ndiheshin të lirë për tu shprehur njëfarsoj, por edhe të çliroheshin nga gjithë frustracionet e imponuara nga shtypja, përndjekja, frika dhe terrori i një rregjimi të egër, për tu lumturuar për ca çaste gjer në ndeshjen e rradhës.

Sefedin Braho

Ti nderojmë dhe ti respektojmë së pari sa janë gjallë këta personalitete.Ti trajtojmë me nder dhe respekt siç e meritojnë.
Asgjë me shume nuk duan!
Asgje më pak nuk mund tu jepet!
Veç haka !

Jetë të gjatë mjeshtër dhe faleminderit Sefedin Braho që na ke emocionuar pafund ti dhe virtuozët e tjerë të sportit shqiptar, paçka se ju penguan të shkëlqenit në arenat e futbollit botëror ! Ky është pengu juaj, por ama, ky është dhe borxhi ynë !

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"