Ditë zie te Apolonia, Koronavirusi i merr jetën një prej njerëzve më besnikë të skuadrës fierake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:23

Ditë zie te Apolonia, Koronavirusi i merr jetën një prej njerëzve më besnikë të skuadrës fierake

Një lajm i hidhur vjen nga skuadra e Apolonisë, ku si pasojë e infektimit me koronavirus ka ndërruar jetë Piro Toska, një tifoz dhe ish-lojtar i një periudhe të shkurtër tek skuadra fierake.

piro toska

Toska që nga viti 2005 drejtonte Shoqatën Sportive të Apolonisë. Lajmin e ndërrimit nga jeta të Piro Toskës e ka dhënë vetë klubi i Apolonisë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”:

POSTIMI I KLUBIT TË APOLONISË –

“Një lajm i trishtë për të gjithë ne ??

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta një nga tifozët më të veçantë dhe me besnik të Apolonisë z.Piro Toska. Pas një lufte të gjatë me virusin vdekjeprurës zemra e tij ka pushuar së rrahuri.

Në vitet 1960, Piro Toska spikati si një prej futbollistëve të rinj të Apolonisë dhe për një periudhë të shkurtër (1978-1980) do të ishte pjesë e skuadrës së parë, si përgjegjës i këtij ekipi.

Nga viti 2005 ai do të drejtonte shoqatën sportive Miqtë e Apolonisë, aktiviteti i të cilës ishte organizimi i tifozerisë sportive dhe ndjekja e ecurisë së skuadrës së Apolonisë

Klubi i Futbollit Apolonia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.

U prehsh në paqe profesor Piro ??”

apolonia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"