Ditë zie për futbollin italian, ndërron jetë ikona e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 13:04

Ditë zie për futbollin italian, ndërron jetë ikona e Juventusit

Presidenti i nderit i Juventusit, Xhiampiero Boniperti ka ndërruar jetë, në moshën 93-vjeçare.

he102_CAL04F2_531583-0010-koh--1081x611@Gazzetta-Web_1081x611

Boniperti, i cili në të kaluarën e tij ka qenë lojtar i bardhezinjve, ka ndërruar jetë gjatë natës, pasi i pushoi zemra, kanë njoftuar familjarët.

Ai e kaloi të gjithë karrierën me fanellën e Juventusit, me të cilët fitoi 5 tituj kampionë, mes viteve 1950-1961 dhe dy Kupa të Italisë. Me Xhon Çarles dhe Omar Sivori, te Juventusi formoi të ashtuquajturën “Trio Magjike”, një nga sulmet më efektive në historinë e kampionatit italian. Me Italinë Boniperti luajti në 38 ndeshje, ndërkohë që shënoi 8 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"