Ditë vendimtare për stolin, klubi i Kategorisë së Parë me sytë nga bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 9:01

Ditë vendimtare për stolin, klubi i Kategorisë së Parë me sytë nga bashkia

Plane pa fund, por as gjë konkrete. Te Tomori nuk janë as në qiell e as në tokë. Jo vetëm që nuk kanë nisur stërvitjen, por zyrtarisht nuk kanë një trajner dhe as lojtarë.

Tomori

Flitet se ka një listë të stërgjatë kandidatësh për stolin, megjithatë nuk dihet ende se kush do ta drejtojë ekipin për sezonin 2021- 2022. E hëna është parashikuar si dita e vendimit të madh. Beratasit janë me “sytë” nga kryebashkiaku Ervin Demo, që do të përzgjedhë edhe teknikun e ri.

Tomori

Vonesat e deritanishme kanë qenë të shoqëruara me arsyetimin: Po shqyrtojmë emrat e shumë. Por, në kushtet kur edhe koha po i kalon të gjitha limitet, opinioni futbolldashës dhe futbollistët, por edhe vetë kandidatët për të drejtuar skuadrën, sot do të jenë të gjithë të fokusuar te vendimmarrja e numrit një të Bashkisë Berat.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"