Ditë vendimtare për Mbapen, dopieta e sulmuesit ishte përgjigja e PSG-së për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2021 | 13:48

Ditë vendimtare për Mbapen, dopieta e sulmuesit ishte përgjigja e PSG-së për Realin

Performanca e Kilian Mbapes ishte përgjigja më e mirë që PSG-ja mund t’i jepte Real Madridit e cila mesa duket duhet të presë edhe një vit për të transferuar yllin francez.

Kilian Mbape

Kilian Mbape shkëlqeu me dopietë në sfidën ndaj Reimsit duke zbehur performancën e Nejmar dhe debutimin e Lionel Mesit me fanellën e parisienëve. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen e Mbape dhe gjasat janë që lojtari të mos lëvizë nga Parisi pavarësisht ofertës prej 180 milionë eurosh të bërë nga Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “Marca” nuk ka pasur asnjë tratativë zyrtare mes Realit dhe klubit francez, por vetëm një refuzim në mënyrë verbale në ofertën e parë prej 160 milionë eurosh nga ana e Florentino Perez. Mbape u pa mjaft i qetë në sfidën e djeshme duke zhvilluar një performancë më të mirë.

Plani i PSG-së është që këtë sezon të tentojë me çdo kusht fitimin e Ligës së Kampionëve, dhe me Mesin në skuadër, me Mbape e Nejmar në superformë, francezët do të ishin të pandalshëm. Tani Reali do të presë vitin tjetër për të nënshkruar sulmuesin francez, por mbetet për tu parë vazhdimësia e tratativës pasi në rast se Mbape nuk rinovon kontratën do të largohej falas te Reali dhe parisienët do të humbisnin shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"