Ditë lamtumirash, dy futbollistë i japin fund aventurës me Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 16:40

Ditë lamtumirash, dy futbollistë i japin fund aventurës me Kombëtaren

Dy futbollistë kanë dhënë vetëm sot dorëheqjen nga kombëtarja e Anglisë. Më saktësisht, bëhet fjalë për Xhemi Vardin, sulmuesin 31-vjeçar të Lestër Sitit i cili ka vendosur t’i japë fund me 3 luanët, në mënyrë që të ketë më shumë kohë dhe t’i përkushtohet familjes së tij. Bëhet me dije se Vardi e ka marrë këtë vendim që me mbylljen e Rusi 2018, dhe ia kishte komunikuar trajnerit Sauthgejt.

xhemi vardi

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, në moshën 32-vjeçare, edhe mbrojtësi i Çelsit, Geri Kahill, i cili deklaroi për televizionin e klubit të tij, se është koha të bëjë një hap prapa. Kahill ishte pjesë e Anglisë, me ekipin e Sauthgejt në këtë Botëror, ku arriti deri në gjysmëfinale.

kahill sauthgejt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"