Dita më e vështirë për Ronaldon, nesër para gjykatës për të evituar burgun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 22:51

Dita më e vështirë për Ronaldon, nesër para gjykatës për të evituar burgun

Kristiano Ronaldo do të paraqitet nesër para një gjykate në Alarkon për të vërtetuar pafajësinë e tij në gjyqin kua akuzohet për fshehje të deklarimit të të ardhurave dhe mashtrim me mospagim taksash. Sipas hetimeve të autoriteteve spanjolle, ai ka fshehur nga vitit 2011, deri më vitin 2014, një shifër prej 14,7 milionë eurosh.

ronaldo

Akuza është e rëndë, pasi autoritetet kanë saktësuar se çdo veprim është kryer në “mënyrë të vullnetshme dhe me ndërgjegje të plotë”. Në orën 11:30, Ronaldo do të paraqitet para gjykatësit për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.

Gjithçka filloi 13 vite më parë, kur portugezi u bë pjesë e Mançester Junajtid, duke krijuar disa llogari në parajsat fiskale në Karaibe për të ruajtur atje të ardhurat nga e drejta e imazhit. Nëse te Mançester Junajtid ai kishte një kompani që menaxhonte gjithçka mbi të drejtat e imazhit, me transferimin te Reali, ai i kalonte menjëherë të ardhurat vetë në këto kompani që kishte krijuar.

Hetuesit kërkojnë një dënim prej 7 vitesh burg për futbollistin portugez, ndërsa me gjykim të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, kjo shifër mund të zbresë në 21 muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"