Dita e Maldinëve, djemtë e Paolos sfidohen në miqësoren e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 18:40

Dita e Maldinëve, djemtë e Paolos sfidohen në miqësoren e Milanit

E sotmja është dita e miqësores mes Milanit dhe Pro Piaçencës, skuadër e Lega Pro. Takimi do të zhvillohet sot në ora 11.30, teksa më pas ekipi do të ketë dy ditë të lira, për t’u rikthyer në stërvitje të hënën. Kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet në “Milanello”, do të jetë e veçantë edhe sepse mund të konsiderohet fare mirë si një sfidë Maldinësh.

maldini

Në fakt, në formacionin e Xhenaro Gatuzos mund të ketë vend për Daniel Maldinin, djalin e vogël të ish-kapitenit kuqezi. Ai është pjesë e ekipit të të rinjve, por që për shkak të mungesave të lojtarëve që u janë bashkuar kombëtareve, trajneri ka zgjedhur disa talente të akademisë. Teksa i pranishëm buzë fushës do të jetë drejtori Paolo Maldini, në formacionin rival të kuqezinjve, do të jetë në fushë Kristiani, djali i madh i drejtuesit kuqezi.

Maldini-sito-1024x1024

Nëse vëllai i madh ka pak përvojë pas sezoneve të kaluara te Rexhiana, Pro Sesto e më pas në Maltë, i vogli i Maldinëve duket se ka marrë më shumë nga gjenet familjare. Pasi u shpall kampion për nën 16-vjeçarë në sezonin e kaluar, ai është pjesë stabël e formacionit të të rinjve U-19 dhe Gatuzo ka menduar t’i japë kurajë, duke e grumbulluar me ekipin e parë në këto ditë ku organika ka pasur 11 largime, të cilëve u bashkohen edhe 4 futbollistë të dëmtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"