Dita e hapjes së plagëve të vjetra, edhe sfida Tirana-Tomori ndez debate dhe polemika për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 12:31

Dita e hapjes së plagëve të vjetra, edhe sfida Tirana-Tomori ndez debate dhe polemika për titullin

Takimi Skënderbeu-Flamurtari pritet me emocione në ditën e sotme nga të dyja kampet, edhe për shkak të debateve të viteve të fundit midis këtyre dy ekipeve.

FUTBOLL SKENDERBEU FLAMURTARI - Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Në Vlorë ende dhemb titulli i humbur në vitin 2011, por kjo nuk do të jetë e vetmja sfidë e ditës së sotme që ngjall debate dhe polemika.

Përpara ndeshjes së fazës së parë mes Tomorit dhe Tiranës u hap çështja e titullit kampion në sezonin 1999-2000.

tirana tomori

Beratasit, edhe sot e kësaj dite, e konsiderojnë të vjedhur atë titull, pasi sipas tyre e meritonin trofeun pa qenë nevoja për t’u luajtur një finale.

Ish-trajneri i bardhebluve, Shkëlqim Muça, deklaroi se Tirana e kishte merituar atë titull.

Kristaq Mile

Ndërsa, ish-trajneri i Tomorit në atë sezon, Kristaq Mile deklaroi se ai titull i takonte skuadrës beratase. Madje, ai u bëri thirrje drejtuesve të klubit që ta kërkonin në rrugë gjyqësore atë titull.

Një çështje që ngjall gjithmonë debat mes dy klubeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"