Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, presidenti Ilir Meta vlerëson 4 figura të shquara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:13

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, presidenti Ilir Meta vlerëson 4 figura të shquara

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot katër personalitete të shquara të gazetarisë sportive.106985438_3132178456828406_3665081283371108274_o

Kreu i Shtetit çmoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, zotin Ismet Bellova si “Një nga legjendat e mikrofonit të futbollit shqiptar. Komentatori sportiv me aftësi të shkëlqyera, i spikatur për kontributin e tij në përcjelljen e emocioneve të futbollit tonë. Ai përfaqëson emblemën e radiokronikës sportive, forcën dhe bukurinë e saj”, si dhe gazetarin veteran të sportit, zotin Besnik Dizdari “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si gazetar, drejtues i gazetës ‘Sporti Popullor’ dhe shkrimtar në gjininë sportive. Me një karrierë të pasur shumëvjeçare, në pasqyrimin me vërtetësi të aktiviteteve sportive, i spikatur në veçanti për dokumentimin e trashëgimisë dhe sukseseve të sportit shqiptar”.106921933_3132178593495059_1425335033376057858_o

Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh”, Kreu i Shtetit vlerësoi zotin Ahmet Shqarri, me motivacionin “Për kontributin dhe punën e palodhur me të cilën i ka shërbyer sportit shqiptar, në pasqyrimin me profesionalizëm dhe plot dinamizëm, të ngjarjeve të mëdha sportive, autor i emisionit popullor dhe spektakolar nga njëra ndeshje në tjetrën, duke sjellë në familjet shqiptare gëzimin dhe emocionet e ndeshjeve të futbollit”, si dhe zotin Vladimir Grillo “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.106531784_3132178836828368_7225715112170048145_o

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, kam sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione të fuqishme në familjet shqiptare, në një periudhë të vështirë për vendin, kur sporti ishte një nga kënaqësitë e pakta.106599271_3132178710161714_919579957240422176_o

Kontributi i tyre dhe gazetarisë sportive ka qenë shumë i rëndësishëm për frymëzimin e gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Me zërin, fjalën dhe penën e tyre ata skalitën ngjarje historike për sportin shqiptar, që edhe sot janë burim frymëzimi për të rinjtë dhe fëmijët që ëndërrojnë të prekin suksesin dhe fitoren në sport. Dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për Profesor Ismet Bellovën, këtë legjendë të mikrofonit shqiptar. Për zotin Besnik Dizdari, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm në pasqyrimin e gjithë arritjeve të sportit tonë për dekada të tëra.106397254_3132178913495027_6776599996603426744_o

Për zotin Ahmet Shqarri, i cili mbante gjithë Shqipërinë të mbërthyer pranë “Radio Iliria” për të dëgjuar emisionin ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’. Por edhe për zotin Vladimir Grillo, që mezi prisnim të hënën në darkë për të parë emisionin “Rubrika Sportive” dhe përmbledhjen e gjithë aktiviteteve sportive të javës. Këto katër personalitete me talentin, pasionin dhe përgjegjshmërinë e tyre, jo vetëm kanë trasmetuar emocione të jashtëzakonshme dhe të fuqishme, por edhe kanë gdhendur ngjarjet, personalitetet dhe arritjet e sportit shqiptar duke i lënë trashëgim edhe për brezat e ardhshëm, si momente të frymëzimit drejt fitores, arritjeve, drejt shembujve më të mirë të suksesit.”, tha Meta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"