Diskutohen detajet e fundit, Partizani pret mesfushorin kongolez (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 11:35


Diskutohen detajet e fundit, Partizani pret mesfushorin kongolez (VIDEO)

Në intervistat e tij të fundit, trajneri Dritan Mehmeti ka treguar vazhdimisht se është në pritje të një mesfushori, përveç sulmuesit të qendrës, aq i përfolur në këto javë.

masanga matondo

Lojtari që Partizani pritet të afrojë në këtë repart është një dëshirë e vjetër dhe një emër i përmendur në nisje të kësaj merkatoje.

Shandrel Zherod Masanga Matondo është lojtari, që Partizani po e pret prej javësh, teksa ka mbetur shumë pak kohë nga mbyllja e tregut të transferimeve.

Mesfushori është me origjinë nga Kongo dhe Partizani e ka kërkuar që në verën e vitit të shkuar, por klubi i tij aktual, AS Otoho, u bë pengesë dhe kërkoi një shifër të konsiderueshme për ta lënë të lirë.

Tashmë është zgjidhur gjithçka dhe orë pas ore pritet që Matondo të zbarkojë te “demat”.

Partizani shpreson shumë tek aftësitë e 21-vjeçarit dhe pretendojnë që në të ardhmen ta shesin për të nxjerrë të ardhura nga ai.

MATONDO

PANORAMASPORT.AL