DISIPLINA/ Zbardhen vendimet, “masakrohet” klubi i Kategorisë së Parë, shpëton Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2020 | 23:46

DISIPLINA/ Zbardhen vendimet, “masakrohet” klubi i Kategorisë së Parë, shpëton Superiorja

Komisioni i Disiplinës mori sot vendimet për ndeshjet e javës së kaluar, të cilat u luajtën në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar.
disiplina_1dhjetor
Në Kategorinë Superiore nuk është penalizuar asnjë ekip, ndërsa vendime të rënda janë marrë për skuadrat që luajnë poshtë elitës së futbollit shqiptar.
download
Në bazë të vendimeve të publikuara ditën e sotme, KD-ja ka penalizuar me 8 ndeshje zyrtarit e Veleçikut Nuri Rexha për sjellje të pahijshme ndaj  zyrtarit të takimit.

Klubi i Shënkollit ka marrë ndëshkime të rënda nga Komisioni i Disiplinës. Futbollisti i Shënkollit Ruben Danaj dhe zyrtari i këtij klubi Albert Rrusti pezullohen me 12 ndeshje nga Disiplina. Rrusti akuzohet se ka goditur me grusht një lojtar kundërshtar në takimin e fundit.

Gjithashtu, lojtari i Shënkollit Emirjon Mirdita për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 6 takime

Nga ana tjetër, Shënkolli është detyruar të zhvillojë 6 ndeshjet e radhës në fushë asnjëanëse.

Më poshtë ju paraqesim të gjitha vendimet e sotme të Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KSSH Veleçiku, Nuri Rexha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i FK Shënkolli, Ruben Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në mënyrë të përsëritur, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i FK Shënkolli, Albert Rrusti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. Lojtari i FK Shënkolli, Emirjon Mirdita, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. FK Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 24, 31, 43/c dhe 64/5 të KDS dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

6. Zyrtari i KF Sopoti, Sazan Buzra, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. Lojtari i KF Selenica, Ardi Koçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

8. Lojtari i KF Selenica, Xhani Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. Lojtari i FK Memaliaj, Iljas Bega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.|

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"