Disiplina “toleroi” Tiranën, ja ndeshjet që luhen pa tifozë. Halili takim kokë më kokë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 9:28

Disiplina “toleroi” Tiranën, ja ndeshjet që luhen pa tifozë. Halili takim kokë më kokë me…

Tirana mund të marrë frymë lehtësisht! Komisioni i Disiplinës dënon me dy javë ekipin bardheblu, pas pushtimit të fushës nga ana e tifozëve në ndeshjen me Kukësin. Vendimi është publikuar të premten paradite, por i argumentuar si rast dhune nga ana e tifozëve të Tiranës. “KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”, thuhet në vendimin e Disiplinës.

tirana

Komisioni juridik ka vënë “dorën në zemër”, duke mëshiruar Tiranën, e cila do të luajë vetëm me Skënderbeun pa tifozë, pasi në derbi mund të luhet me tifozë, edhe pse Tirana është udhëtuese. Gjithsesi, dënimin në ndeshjen e dytë, Tirana mund ta shlyejë duke paguar gjobën dhe duke pasur tifozët në stadium. Një pikë e diskutueshme e vendimit të Disiplinës është fakti se çfarë do të thotë akt dhune dhe çfarë jo dhe nëse konsiderohet akt dhune, sulmi psikologjik i lojtarëve, pasi nëse konsiderohet akt dhune nga Disiplina, sjellja e tifozëve atëherë, Tirana dhe tifozët e saj duhet të dënohen sipas pikës B të nenit 66/3 dhe bardheblutë duhet të ndëshkoheshin të paktën katër javë. Gjithsesi, vendimi është marrë dhe Tirana dhe tifozët e saj do të takohen shumë shpejt në “Selman Stërmasi”.

REFIK HALILI – Edhe pse kishte përfunduar stërvitja e djeshme, afër ngrysjes në “Skënder Halili” shfaqet presidenti Refik Halili. Numri një i bardhebluve, i cili u ndal te dalja e dytë e dhomave të zhveshjeve të “Skënder Halilit” ka takuar një nga një të gjithë lojtarët. Më shumë, Halili qëndroi me dyshen Ilion Lika dhe Asion Daja, me të cilët diskutoi në këmbë për më shumë se 15 minuta. Vizita e presidentit dy ditë para sfidës me Luftëtarin konsiderohet si një forcë më shumë. Halili duket se ka dashur t’u japë zemër lojtarëve, ndonjëri edhe i habitur pas sfidës me tifozët. Pse jo, për të parë nga afër punën e Ardian Memës.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"