DISIPLINA/ “Lumë” dënimesh në Kategorinë e Parë, Tirana dhe Bylisi e pësojnë me gjobë. Përjashtohet për 12 muaj nga aktiviteti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:43

Bylis FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Laci Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Tirana

DISIPLINA/ “Lumë” dënimesh në Kategorinë e Parë, Tirana dhe Bylisi e pësojnë me gjobë. Përjashtohet për 12 muaj nga aktiviteti…

Komisioni i Disiplinës mori vendimet në seancën e sotme për javën që lamë pas në futbollin shqiptar.

disiplina_1dhjetor

Zyrtari i klubit të Laçit Kleo Laska përjashtohet për 1 vit nga aktivitetet sportive për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj zyrtarit të takimit Laçi-Partizani 1-3.

Ndërsa Tirana dhe Bylis janë gjobitur me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjet respektive me Skënderbeun (1-1) dhe Kukësit (1-1). Klubi bardheblu detyrohet të paguajë dhe dëmet e shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.

skenderbeu-tirana

bylisii

Ndërkohë, dy futbollistët e Tërbunit Rigers Dushku dhe Serdar Zagani pezullohen për 4 ndeshje për shkak të ofendimit ndaj zyrtarit të ndeshjes në takimin e fundit.

Klubi i Pogradecit detyrohet t’i zhvillojë 4 ndeshje në stadiumin e tij pa praninë e tifozëve.

Futbollisti i Erzenit Mustafa Xhixha përjashtohet për 8 ndeshje për goditje ndaj futbollistit kundërshtar.

Më poshtë jepen të gjitha vendimet e mbledhjes së Komisionit të Disiplinës në FSHF:

1. Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.

5. Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7. KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

8. Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

9. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

10. Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

11. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.

12. Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

13. Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

14. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

15. Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.

17. Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

18. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

22. Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

23. Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.

24. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
26. Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com