Disiplina/ Skuadra e Erzenit dënohet me gjobë, mori pezullimesh në kategoritë inferiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 13:58

Disiplina/ Skuadra e Erzenit dënohet me gjobë, mori pezullimesh në kategoritë inferiore

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike ditën e sotme, vendime tdhe masat e marra për klubet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë.

disiplina_1dhjetor

Klubi i Erzenit është dënuar me një gjobë, për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve. Ndërkohë Haxhi Kacmoli, lojtari i Erzenit është dënuar me dy ndeshje pezullim për sjellje jo sportive.

Ndërkaq stadiumi i Sopotit do të mbyllet për katër ndeshje, kjo për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozerisë.

Nga ana tjetër dënim të rëndë mori dhe Partizani B, që do luajë 6 ndeshje pa tifozë.

Vendimet e plota:

1. KF Erzeni, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, ne baze te nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, ne baze te nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti
3. Zyrtari i KF Erzeni, Altin Keci, për protesta ndaj vendimeve te arbitrit me fjale ofenduese, ne baze te Nenit 55 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
4. Lojtari i Internacional Tirana, Arimaldo Sallaku, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i Luzi 2008 Fatjon Tafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
6. Lojtari i Luzi 2008, Tedi Baholli, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ne aplikim të nenit 32, pezullimin e pjesshem të zbatimit të dënmit duke shlyer detyrimisht gjysem e denimit dhe duke u vendosur ne prove per nje periudhe 6 (gjashtë) mujore.
7. KF Sopoti, per sjelljen e gabuar te spektatorëve duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojës, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS, denohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
8. Zyrtari i Mirdita Elvis Lleshaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
9. Lojtari i Shenkollit U19 Ersiljo Daja, per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Akademia U19 Klajdi Hoxha per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Teuta U19 Jurgen Muka per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i Teuta U19, Artan Jazxhi per sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 47/1/b) denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Zyrtari i Brians U19, Altin Bibaj per sjellje jo sportive ndaj ndaj zyrtarit të ndeshjes duke perdorur fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/2/a) të KDS denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qendrimi ne dhomat e shveshjes dhe stoli i rezervave.
14. Çeljen e hetimit disiplinor per ndeshjen Akademia U15 vs Partizani U15
15. Pushimin e çështjes disiplinore per ndeshjen Butrinti – Oriku.
16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Kastriotit Gezim Rama. Pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit Nr.7 Date 10.10.2019 (Pika 1). Vendosjen e zyrtarit në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

vendimet

/PANORAMASPORT.AL/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"