DISIPLINA/ Plasin gjobat dhe pezullimet, dënime në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2023 | 23:04

DISIPLINA/ Plasin gjobat dhe pezullimet, dënime në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar, me masa të cilat janë shpërndarë në kategori të ndryshme.

komisioni-disiplina-fshf

Në Superiore, ka qenë klub i Kastriotit që është ndëshkuar për sjelljen e tifozerisë, me gjobën që ka shoqëruar krutanët të cilët në dy ndeshjet në vijim nuk do të kenë as kapitenin Abaz Karakaçi, i cili u ndëshkua për shkak të protestës ndaj gjyqtarit i cili e nxori me karton të kuq.

VENDIMET

  1. Lojtari i KS Kastrioti, Abaz Karakaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF Burreli, Dorjan Bubeqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  8. Lojtari i KF Naftëtari, Andreiono Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Valbona FK, Xhynejt Cutra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i Valbona FK, Gazmend Fuçia, për protestë ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bashkim të nenit 32 dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  12. Zyrtari i KF Devolli, Armir Lukna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Lojtari i FK Memaliaj, Djonis Ajdini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. FK Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"