Disiplina nuk fal Tiranën, gjobë e majme dhe dy ndeshje pa tifozë për bardh e blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2017 | 19:45

Disiplina nuk fal Tiranën, gjobë e majme dhe dy ndeshje pa tifozë për bardh e blutë

Incidentet që ndodhën në pallatin e sportit “Farie Hoti” të premten e kaluar, në derbin mes Tiranës dhe Partizanit në basketboll, kanë marrë një dorë të hekurt sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit.

tirana partizani basket

Ekipi i Tiranës, si organizatore e ndeshjes, është dënuar me 2 ndeshje pa tifozë, 30 mijë lekë gjobë për hedhje të objekteve të rrezikshme në parket, plus edhe 50 mije lekë të tjera gjobë. Gjithashtu, pas konfrontimit të tifozëve me lojtarët e Partizanit, ndeshja u vendos në tavolinë, 20-0 për të kuqtë.

fanatics basketboll

Ndërkohë, basketbollisti Pylla i Partizanit, për ofendim të tifozerisë kundërshtare është gjobitur me 10 mijë lekë gjobë, ndërsa bashkë me basketbollistin Daliu kanë marrë të dy paralajmërim për përjashtim nga aktiviteti, në rast përsëritje të këtyre rasteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"