Disiplina i zbriti pikët, Tomori: Ne jemi të njerkës? Apoloninë e mundim për 3 minuta, FSHF mos të vjedhë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2019 | 17:45

Disiplina i zbriti pikët, Tomori: Ne jemi të njerkës? Apoloninë e mundim për 3 minuta, FSHF mos të vjedhë…

Klubi i Tomorit, u dënua ditën e sotme nga Komisioni i Disiplinës me humbje në tavolinë për ndeshjen ndaj Bylisit, ku nuk u paraqitën në fushë, dhe si pasojë, edhe zbritjen e 3 pikëve në klasifikim.

tomori apolonia

Ndërkohë, në një reagim në Facebook pas këtij vendimi, klubi beratas tregon standardet e dyfishta të këtij Komisioni, ku veten e quan si të “njerkës”, pasi për hedhje shishe uji në fushë, nga ana tjetër Tirana nuk u dënua.

Ndërkohë, në këtë deklaratë, shprehet se i treguan FSHF-së se janë të gatshëm të sakrifikojnë për 9 pikë, por jo t’ia marrë federata me “hajdutëri”. Thumba edhe për Apoloninë, ku shprehen se për 3 minuta e mposht në Berat apo Fier. Gjithashtu, këtë fundjavë do të kthehen në fushë ndaj Elbasanit.

DEKLARATA E TOMORIT

Futboll Klub Tomori | Opinioni ynë

Vendimet e Komisionit të Disiplinës (sot) treguan dy standarte kur hidhen shishe me uji në fushën e lojës. TURP!!! Pse vetëm ne si të njerkës?!

VENDIMI!

Ishim në dijeni për atë çfarë përcakton rregullorja në rastë se një ekip nuk paraqitet në njërën prej ndeshjeve të kampionatit. Ndaj, lajmi për humbjen në tavolinë 0-3 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi nuk përbënë diçka të re për klubin tonë. Ne i treguam FSHF-së që jemi të gatshëm të sakrifikojmë 9 pikë, por jo të na i rrëmbeni ato me “hajdutëri”. Kemi një skuadër që nuk tundohet nga asnjë prej ekipeve elitare, dhe jo më…Apolonisë ? Na duhen vetëm 3 minuta për të mposhtur Apoloninë, qoftë në Berat, ashtu edhe në Fier.

RIKTHEHEMI NË FUSHË

Tomori do të rikthehet këtë fundjavë në fushën e blertë ndaj KF Elbasani, ku këtë herë jemi më të urritur se kurrë për të treguar më të mirën në fushën e lojës. Skuadra po përgatitet intensivisht dhe atmosfera është pozitive. Nuk na poshtërojnë dot disa pseudo-zyrtarë, arbitra apo edhe sërbët bardhejeshil.

MIQËSORJA

Është mbyllur me fitoren e ballshiotëve 2-1 ndeshja miqësore ndaj Bylisit, ku autori i golit për skuadrën tonë ka qënë mesfushori Salvador Gjonaj. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të ndeshjes së kontrollit

kaaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"