Disiplina gjobit dhe pezullon 2 ndeshje Elis Bakajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2014 | 14:50

Disiplina gjobit dhe pezullon 2 ndeshje Elis Bakajn

Bakaj ka shenuar ne Tirana-Apolonia 3-0Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të radhës mori në shqyrtim problematikën e hasur në kampionatet tona kombëtare, u njoh me relacionin e sekretarit teknik, dhe pastaj mori masat përkatëse. Kështu, Elis Bakaj, lojtar i Tiranës, për ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobitet me vlerën e 1 milionë lekëve (të vjetra).
Ekipet e Elbasanit U-17 dhe U-19, për mosparaqitje në ndeshje dhe mosregjistrimin në kohë, humbasin 3-0 në tavolinë me Laci U-17 dhe U-19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"