Disiplina e dënoi me dy ndeshje, por Kukësi do ketë gati titullarin me Tiranën. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 18:17

Disiplina e dënoi me dy ndeshje, por Kukësi do ketë gati titullarin me Tiranën. Ja arsyeja

Mesfushori i Kukësit Vesel Limaj i cili sfidën e fundit të sezonit të shkuar u ndëshkua me karton të kuq ndaj Luftëtarit dhe që u pezullua nga Komisioni i Disiplinës me dy ndeshje, do të jetë i gatshëm për trajnerin Skënder Gega që në ndeshjen e javës së parë në kampionat ndaj Tiranës në stadiumin  “Skënderbeu” në Korçë. 

limaj

Arsyeja është se duke qenë se ndeshja parë e sezonit të ri ishte Kupa e Shqipërisë ku Kukësi mposhti me rezultat 5-0 Maliqin në raundin e parë, dhe Vesel Limaj kreu gjysmën e dënimit dhe gjysma tjetër u pagua në formë gjobë nga klubi verilindor.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Gega, për shkak se do të ketë gati kapitenin dhe titullarin e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"