Disfata ndaj Shkumbinit, shpërthen Nevil Dede: Nuk mund të fitohet pa karakter
Janë ndërtuar për elitën, megjithatë në fushë nuk kanë treguar ende se janë ekip pretendent. Një fitore dhe dy humbje, janë dëshmia më e mirë.
Nevil Dede nuk ka si të jetë i kënaqur me atë që skuadra shfaqi në Peqin dhe hapur e thotë që pa karakter nuk mund të kesh sukses. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri e analizoi kështu transfertën e së shtunës.
“I kishim marrë masat për të përballuar një ndeshje të vështirë, por ndonjëherë kjo nuk mjafton dhe sidomos kur në skuadër mungon karakteri. Pra, nuk mjafton që të kesh lojtarë të mirë… Duhet edhe guxim e karakter tjetër në fushë për të arritur synimet. Shkumbini u tregua cinik, na ndëshkoi me topa të gjatë dhe e meritoi fitoren”, përfundoi numri një i pankinës shijakase
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"