Disfata ndaj Leçes, Çela: Skuadra ndjeu lodhje në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 14:13

Disfata ndaj Leçes, Çela: Skuadra ndjeu lodhje në pjesën e dytë

Pasi janë rikthyer në shtëpi, të premten në mbrëmje, lushnjarët do të pushojnë në dy ditët e fundjavës. Skuadra verdhejeshile do të zbresë sërish në fushë ditën e hënë. Ndërsa “veterani” i skuadrës, mesfushori Gentian Çela ka qëndruar në Itali, pasi ka marrë disa ditë leje nga klubi.

lece lushnja

Ndërkohë, selia e verdhejeshilëve, nëpërmjet sekretarit Irakli Zaka, ka bërë të ditur se është duke përfunduar heqja e tapetit të vjetër në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe skuadra nuk do të stërvitet më aty. Gjithashtu, po shihet mundësia që pas disa ditësh ekipi verdhejeshil të vijojë fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit. Lushnjarët kanë një kohë të gjatë që nuk grumbullohen, duke i zhvilluar përgatitjet si në verë ashtu edhe në dimër në kushtet e shtëpisë.

lushnja

Deklarata – Mesfushori Gentian Çela në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet për miqësoren e “luksit”, që verdhejeshilët zhvilluan ndaj Leçes. “Ne luajtëm ndaj një skuadre, e cila e kishte filluar zyrtarisht sezonin me ndeshjet e Kupës së Italisë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe mund të kishim kaluar në avantazh me Branicën ose me Sefën.

Gentian Cela

Dëmtimi i mesfushorit Korreshi e pezmatoi pak skuadrën. Gjithsesi, në pjesën e dytë skuadra ndjeu lodhjen, ndaj erdhën dhe golat”, tha Çela.

Lushnja vs Lece

Tifozët – Grupimet kryesore më të njohurat të tifozërisë verdhejeshile si “Ultras Karbunara”, “Çunat e Ypsilonit”, “Delegatët”, etj, do t’i kërkojnë Bashkisë së Lushnjës privatizimin e klubit.

Sipas tyre është detyrë e titullarëve të Bashkisë që të afrojë sponsorë të tjerë, që vijnë nga modeli pozitiv i suksesit dhe Lushnja të ketë një president.

Një gjë e tillë do të lironte dhe Bashkinë nga shpenzimet për futbollin duke i dhënë më shumë mundësi për më shërbime në komunitet. Lushnja pas një muaji fillon kampionatin e Superiores, ku siç dihet, shpenzimet janë shumë të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"