Disfata ndaj Dinamos në Kupë, Tirana “humbet”… 40 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 14:41

Disfata ndaj Dinamos në Kupë, Tirana “humbet”… 40 milionë lekë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, kishte premtuar në rast kualifikimi ndaj Dinamos një premio të majme.

TIRANA

“Panorama Sport” mëson se bëhej fjalë për 40 milionë lekë të vjetër, por që gjithsesi në fund skuadra bardheblu nuk ia doli të triumfonte në derbi.

Tirana flirtoi jo pak me kualifikimin, por u ndal nga penalltitë, duke humbur kështu mundësinë e një dopiosfide në çerekfinale kundër Partizanit.

Ndërkohë, nga ana tjetër nuk dihet se sa do të jetë shifra që futbollistët e Dinamos do të përfitojnë pas këtij kualifikimi.

Kapiteni Agim Ibraimi dhe lojtarët blu kanë diskutuar mes tyre dhe mësohet se kanë rënë dakord të mos marrin asnjë shpërblim, pasi, sipas tyre, kualifikimi në çerekfinale ishte detyrim. Kjo sjellje natyrisht vjen edhe prej korrektesës së madhe që ka treguar presidenti Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"