Disfata ndaj Anglisë, Luis Enrike: Doja që t’i vrisja futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 14:25

Disfata ndaj Anglisë, Luis Enrike: Doja që t’i vrisja futbollistët

Luis Enrike është shumë kritik me Spanjën për pjesën e parë, por thotë se në të dytën ekipi i pëlqeu dhe tani është koha që të bëjnë llogaritë për ndeshjen ndaj Kroacisë. Trajneri i “Furisë së Kuqe” thotë me shaka që donte t’i vriste lojtarët gjatë pushimit, por tregon se ishte një moment i mrekullueshëm.

4282

“Isha me nerva sa doja t’i vrisja lojtarët, por i kontrollova. Pastaj gjithçka ishte e mrekullueshme pasi fola dhe u thashë se edhe ekipet e mëdha kanë momente negative gjatë lojës dhe vuajnë.

Arbitri? Nuk merrem me vendimet e arbitrave. Ato mbeten aty në fushën e lojës. Kroacia? Duhet të shikojmë përpara dhe të përmirësohemi. Ka lojtarë që më pëlqyen shumë dhe më parë nuk ishin në listë. Kam besim te kjo skuadër”, tha Enrike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"