Disfata me Junajtid, Lampard nuk është optimist për të ardhmen: Çelsi do të vuajë edhe sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 14:25

Disfata me Junajtid, Lampard nuk është optimist për të ardhmen: Çelsi do të vuajë edhe sezonin e ardhshëm

Frenk Lampard do ta dorëzojë skuadrën te Mauricio Poçetino sezonin e ardhshëm, ndërsa Çelsi do të përpiqet që të harrojë sa më shpejt që të jetë e mundur sezonin zhgënjyes.

Everton-boss-Frank-Lampard

Por sipas trajnerit të bluve të Londrës, edhe edicioni i ardhshëm nuk pritet të jetë i thjesht për klubin e tij, pasi preku fundin këtë sezon, duke mbetur jashtë Kupave të Europës, madje për shumë kohë ishte më pranë zonës së rënies sesa zonës europiane.

“Eksperienca ime është se pasi ti heq spinën, nuk është e lehtë të ndizesh sërish dhe kjo mund të jetë një sfidë e madhe për Çelsin sezonin e ardhshëm. Por kjo nuk është aspak puna ime. Gjithçka mund të them është se ky stakim mund ta bëjë të vështirë që skuadra të rinisë të luajë sërish në nivel të lartë”, tha golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, i cili ka marrë provizorisht timonin e skuadrës pas shkarkimit të Graham Poterit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"