Disfata me 6 gola ndaj Portugalisë, befason trajneri i Zvicrës: Nuk zbritëm në fushë, s’ishim kurrë…gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 23:37

Disfata me 6 gola ndaj Portugalisë, befason trajneri i Zvicrës: Nuk zbritëm në fushë, s’ishim kurrë…gati

Zvicra pësoi një humbje të turpshme me rezultatin 6-1 ndaj Portugalisë në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave. Kjo disfatë shtangu edhe trajnerin e helvetëve, Murati Jakin, që në deklaratën pas ndeshjes u shpreh:

download-2-675x450

“Portugalia ishte më e mirë, ne nuk dolëm në fushë. Arritëm gjithmonë vonë dhe nuk ishim kurrë gati për të bërë atë që duhej. Ne kishim Vidmerin jashtë me ethe dhe lojtarë të tjerë që nuk ishin në maksimumin e tyre në fushë. Unë jam akoma krenar për udhëtimin që kemi bërë. Grupi ynë ishte i nivelit të lartë dhe djemtë bënë gjëra të mëdha në këtë Botëror” – deklaroi trajneri i Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"