Disfata me 3 gola në “Camp Nou”, Pike: Kjo është situata për momentin, kemi shumë të rinj që do të rriten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 15:02

Disfata me 3 gola në “Camp Nou”, Pike: Kjo është situata për momentin, kemi shumë të rinj që do të rriten

Xherard Pike thotë se kjo është situata dhe nuk mund të ankohet për humbjen kundër Bajernit. Mbrojtësi i katalanasve e di që për momentin ka diferenca të frikshme mes skuadrave, por sigurisht që do të rikthehen të jenë kompetitivë në të ardhmen.

Pike Barca

“Kjo është situata. Nuk kemi çfarë të themi më shumë. Jemi këta që jemi dhe shpresojmë që në vazhdimësinë e sezonit të na rikthehen lojtarët nga dëmtimet. Jam i sigurt që do ta mbyllim sezonin duke luftuar për gjëra të mëdha. Skuadra ka shumë të rinj, të cilët kanë nevojë për kohë.

Tani kemi diferencë me të tjerët dhe kjo është e dukshme, por do të na rikthehen Ansu, Dembele dhe Kun. Ata mund të na ndihmojnë në sulm dhe të jemi kompetitivë. Ne më parë kemi qenë favoritë dhe nuk e kemi fituar dot Champions-in.

Nuk ndodh asgjë edhe që e humbëm këtë ndeshje. Bajerni është shumë solid dhe ka ekip të fortë. Ky është realiteti, por ne jemi Barcelona. Nuk ka nevojë për justifikime. Do të ringrihemi sërish. Tifozët? Ishin të mrekullueshëm. Nuk e kuptova pse e vërshëllyen Roberton”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"