Disfata kundër Skënderbeut, shfryn trajneri i Tomorit: U bë rrugë, arbitrimi po na dëmton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 11:58

Disfata kundër Skënderbeut, shfryn trajneri i Tomorit: U bë rrugë, arbitrimi po na dëmton

Klodian Arbëri e ka me gjykimin. Ka pretendime jo vetëm për penalltinë kundër, por edhe një të mohuar. Pas ndeshjes, trajneri i Tomorit tha:

Arberi

“Nuk mund të flas dot më shumë, për aq sa kohë pamjet televizive flasin qartë për atë 11-metërsh. Sidoqoftë, nuk mundet që një episod i tillë të rrëzojë të gjithë punën dhe djersën tonë.

Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se gjithçka po bëhet rrugë, gjykimi na dëmton dukshëm ndeshje pas ndeshjeje. Loja në fushë foli qartë për profilin tonë sulmues dhe rastet e shumta që ne krijuam për shënim.

Nuk po justifikohem, por gjithçka ishte në dëm të Tomorit. Pres që të vlerësohet nga moviola edhe pengimi në zonë i Laval në minutën e 49-të, sepse ka vend për t’u rishikuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"