Disfata e thellë ndaj Portugalisë, Shaqiri: U kërkoj falje tifozëve, kishim plane të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 23:03

Disfata e thellë ndaj Portugalisë, Shaqiri: U kërkoj falje tifozëve, kishim plane të mëdha

Xherdan Shaqiri i ka dhënë lamtumirën Botërorit të tij të tretë bashkë me Zvicrën, pas eliminimit të kësaj të fundit përballë Portugalisë. Një humbje 6-1 që u duk tronditëse duke llogaritur formën që kishin paraqitur zviceranët në ndeshjen e mëparshme ndaj Serbisë.

shaqiri

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kishim plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here shfaqen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën që në pjesën e parë dhe më pas e patë se si shkoi. Duhet të përgëzojmë gjithashtu portugezët për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i thellë.

Trajneri na jep gjithmonë një plan, ne më pas përpiqemi të japim maksimumin në fushë dhe sot nuk ia dolëm. Ishte pak surprizë për të gjithë. Ne jemi të gjithë profesionistë dhe dëgjojmë trajnerin se çfarë plani na jep. Kishim një plan, për fat të keq nuk funksionoi”, tha pas sfidës mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"