Disfata e rëndë ndaj Sampdorias, Hysaj: Gabimet vijnë nga mënyra se si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 9:48

Disfata e rëndë ndaj Sampdorias, Hysaj: Gabimet vijnë nga mënyra se si…

Napoli i Elseid Hysajt u mposht me rezultatin 3-0 mbrëmjen e djeshme nga Sampdoria.  Mbrojtësi i Kombëtares, ka qenë një ndër më të kritikuarit për këtë humbje, ndërkohë që nuk ka munguar reagimi i tij.

Në një prononcim për mediat italiane, shkodrani tregon se skuadra e tij po gabon shumë sidomos në fazën fillestarë të ndeshjeve dhe 6 gola të pësuar në 3 ndeshje janë shumë, por nuk është faji vetëm i mbrojtësve.

hysaj napoli

“Po gabojmë shumë sidomos në fazën fillestare të ndeshjeve, duhet të përmirësojmë këtë gjë sa më shpejt dhe të jemi më të saktë, sidomos në minutat e parë. Gabimet vijnë sidomos nga mënyra se si hyjmë në ndeshje, e kemi gabuar në të tre sfidat e luajtura deri tani”, pranoi ai pas takimit të mbrëmshëm.

Sampdoria luajti mirë por përfitoi nga gabimet tona. Gjashtë gola të pësuar në 3 ndeshjet e para janë shumë, por nuk është vetëm faji i mbrojtësve. Po punojmë me Ançelotin dhe kemi ndryshuar disa gjëra, por në mbrojtje jemi të njëjtët emra prej 3 vitesh dhe e dimë mënyrën se si duhet lëvizur. Duhen evituar momentet e pakujdesisë dhe duhet të rritim intensitetin e lojës”, u shpreh Hysaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"