Disfata e rëndë ndaj Bajernit, Poçetino: Për të ardhmen time do flasim 5 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 13:20

Disfata e rëndë ndaj Bajernit, Poçetino: Për të ardhmen time do flasim 5 vite

Totenhemi do të luajë sot në 13:30 kundër Brajtonit. Sfidë aspak e lehtë për të besuarit e Mauricio Poçetinos që duhet të arrijnë fitoren për kampionatin, por edhe për të harruar disfatën e rëndë të pësuar ndaj Bajernit në Ligën e Kampioneve.

mauricio pocetino

Për teknikun argjentinas të “Spurs”-ave, nuk është kohë procesesh për të gjetur fajtorët, teksa në konferencë për shtyp shpjegoi edhe këndvështrimin e tij duke deklaruar:

“Na ndodhi ne, por ndodh në të gjithë botën që një skuadër të humbasë një ndeshje. Nuk kam dyshime për grupin që stërvis, e aq më tepër për veten time. Jam i bindur që shumë shpejt do të rikthehemi të fitorja. Mund të flasim në çdo konferencë për të ardhmen time, madje uroj që të vijojmë diskutimet për pesë vitet e ardhshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"