Disfata e Partizanit/ Olsi Rama driblon gafat e arbitrit, “shfryn” ndaj lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:40

Disfata e Partizanit/ Olsi Rama driblon gafat e arbitrit, “shfryn” ndaj lojtarëve

Partizani regjistroi një tjetër humbje në kampionat, duke u zhytur në krizë të thellë. Kampionët në fuqi, u mposhtën në transfertë nga Vllaznia me rezultatin 1-0 falë golit të Gilman Likës. I pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur këtë takim ishte dhe drejtori sportiv, Olsi Rama, i cili dha një prononcim pas ndeshjes për mediat, duke deklaruar:

Olsi Rama

“Është një humbje që dhemb, sepse bëmë shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të respektojmë garën, do të vazhdojmë të luajmë dhe do të kërkojmë respekt. Trajneri është bërë për punë afatgjatë. Kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion. E morëm që duhet të rindërtojmë bazën e asaj që u prish në fazën e parë. Po ndikon negativisht mungesa e një shpirti grupi dhe skuadre. Që lojtarët nuk po e shprehin. Janë lojtarë që nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva dhe ndoshta prandaj nuk gjejnë dot veten e tyre. Trashi është shumë i rëndësishëm, por të rëndësishëm janë të gjithë ata që futen në fushë. Ne kemi rezerva dhe nuk do të bënte problem nëse mungonte Trashi, Alban Hoxha apo kushdo qoftë”, tha Rama në fillim.

TIFOZËT

“Fakti që u luajt pa tifoz është humbje për futbollin. Kjo është një fushë ku luhet gjithmonë futboll dhe sportdashësit janë gjithmonë model. Për këtë arsye më vjen keq që u luajt pa tifozë në Shkodër”.

FITORJA E VLLAZNISË

“Nuk dua të futem fare në këto diskutime i uroj Vllaznisë suksese. Ka një ekip simpatik që lufton gjithmonë. Sot luftuan më shumë se ne. Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e ekipit. Të gjithë pa përjashtim nuk dhanë atë që pritej. Edhe vjet në fazën e parë në Shkodër kemi marr një fitore që nuk e di sa e merituar ishte sepse nuk luajtëm mirë as atëherë”, u shpreh Rama.

KËSHILLË PËR KORONAVIRUSIN

Të lajmë duart.

TITULLI

“Kam kohë që  i them djemve dhe stafit që duhet ti marrim ndeshjet një nga një. Nuk bëhet fjalë për vendin e 1, 2,3,4,5, 6, 7 është thjesht që ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Pastaj marrim tre pikët apo barazojmë kjo varet nga ajo që çfarë japim në fushë. Sot nuk e dhamë dhe merituam të humbisnim.”

OBJEKTIVI

“Atë do ta shohim kur të vij fundi i sezonit. Unë po mendoj shumë zhurma që nuk do bëhen lojërat kombëtare e ndërkombëtare të kalojmë njëherë këtë emergjencën që kemi tani se nuk është vetëm për ne dhe pastaj të shohim ku do jetë Partizani”, përfundoi Olsi Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"