Disfata e Korabit me Vorën, Mërgjyshi: Çdo gjë mbetet e hapur, do të luftojmë në kthim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 23:24

Disfata e Korabit me Vorën, Mërgjyshi: Çdo gjë mbetet e hapur, do të luftojmë në kthim

Vora mori një fitore të madhe 2-1 përballë Korabit për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajnerë të dyja skuadrave u shprehen: 

Mergjyshi

ÇANI

Gerald Çani i kënaqet lojës. Duke mos pasur pretendime në Kupë, nuk merret as me rezultatin. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Vorës tha: “Kjo ndeshje na shërbeu më shumë për të rinjtë. E treguan veten dhe janë në gjendje të luajnë. Vora ka 20 lojtarë dhe nuk bëjnë dallime. Pavarësisht se fituam, kjo nuk është tregues se Vora është mirë apo Korabi dobët. Jam i kënaqur nga të mitë. Rezultati nuk ka ndonjë rëndësi”.

MËRGJYSHI

Artan Mërgjyshi ka mbetur i kënaqur nga pjesa e parë. Gjatë fjalës së tij pas ndeshjes, trajneri i Korabit u shpreh: “Kjo ishte një ndeshje për të respektuar kompeticionin, por edhe dhënë mundësi lojtarëve që nuk kanë luajtur. Përballë kishim një kundërshtar të fortë. Jam i kënaqur deri diku me pjesën e parë, ndërsa në të dytën jo se patëm probleme, por Vora ishte më agresive dhe më kompakte. Për kualifikimin do të luftojmë në kthim, çdo gjë mbetet e hapur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"