Disfata e Brazilit ndaj Kamerunit, Tite: Kjo humbje më vë në siklet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 11:16

Disfata e Brazilit ndaj Kamerunit, Tite: Kjo humbje më vë në siklet

Trajneri i Brazilit, Tite, nuk është aspak i lumtur nga disfata kundër Kamerunit, ndonëse e mbylli gjithsesi i pari fazën e grupeve.

TITE 1

“Nuk dua të dëgjoj gjëra të tipit e humbën rezervat këtë ndeshje, pasi e kam thënë që te ne nuk ka të tillë. Kemi ardhur 26 vetë, plus unë dhe stafi im.

Prandaj ndaj Kamerunit jam unë i pari që humba dhe të gjithë të tjerët së bashku. Realisht prisja të shihja një ndeshje tjetër dhe kjo disfatë më vë disi në siklet.

Më bën të mendoj se ndoshta jemi entuziazmuar më shumë se çfarë duhet, pas dy fitoreve të para. Gjithsesi, kohë për reflektim nuk kemi shumë, prandaj prej një reagim të fortë nga ana e lojtarëve të mi, për të korrigjuar gabimet e bëra”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"