Disa vite më parë mbushi arkat e Skënderbeut, PSG firmos me magjistarin e merkatos në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2022 | 20:25

Disa vite më parë mbushi arkat e Skënderbeut, PSG firmos me magjistarin e merkatos në Francë

Lamtumira e brazilianit Leonardo nga posti i drejtorit të përgjithshëm të klubit të PSG do të sjellë ndryshime të rëndësishme në departamentin që merret me merkaton e parisienëve. Nëse nën drejtimin e brazilianit orientimi ishte te shpenzimet kolosale pa pyetur për shifrat që dilnin nga llogaritë e sheikëve, tanimë duket se klubi po mendon që të zbulojë vetë talente.

ExU70i3WEAMYKOS

“L’ Equipe” bën të ditur se parisienët kanë firmosur më Luis Kampos, portugezin i cili ka bërë të lumtur klubet e Monako dhe Lilës falë nuhatjes për talente të reja apo futbollistë të cilët mund të bliheshin me çmim të ulët e shiteshin me një kosto të lartë. Emra si Mbape, Marsial, Fabinjo, Bernardo Silva apo Osimhen kanë kaluar të gjithë në duart e tij, ndaj PSG ka vendosur ta emërojë atë këshilltar për merkaton, duke i dhënë mundësinë që të zbulojë yjet e të ardhmes. Luis Kampos ka nënshkruar për 3 vite dhe pritet që të ketë vendimmarrje për çdo gjë që ka lidhje me afrimet në klub, ndërsa me largimet do të merret Antero Henrike.

Luis Kampos, gjatë karrierës së t tij në fakt ka bërë biznes edhe me klubet shqiptare, më saktësisht me Skënderbeun. Në vitin 2017, ai bleu nga radhët e korçarëve për 300 mijë euro talentin Agim Zeka, duke e transferuar në radhët e klubit të Lilës, ku portugezi sapo kishte filluar punë si drejtor sportiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"