“Disa trajnerë kanë ndërhyrje nga kompanitë e basteve”, rrëfehet Halili: Dua që të luajnë 5 lojtarë të rinj në formacion, ja si e largova Ahmatajn

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 0:15

FB Kategoria Superiore LAJMI KRYESOR Të fundit Tirana

“Disa trajnerë kanë ndërhyrje nga kompanitë e basteve”, rrëfehet Halili: Dua që të luajnë 5 lojtarë të rinj në formacion, ja si e largova Ahmatajn

Tirana mposhti Partizanin në derbi me rezultatin 1-2 pas plot 6 vitesh duke thyer kështu “mallkimin” që po e përndiqte skuadrën bardheblu për një periudhë të gjatë. I ftuar në një lidhje direkt për emisionin “Zona Gol”, presidenti i 24 herë kampionëve të vendit, Refik Halili, ka rrëfyer emocionet e triumfit në derbi, si dhe analizuar situatën aktuale te klubi bardheblu, duke folur thuajse për gjithçak…

bandicam 2019-12-15 22-57-24-279

“Nuk kishte lotë në përfundim të derbit, por emocion i madh dhe të gëzuar jashtë mase për fitoren që bëmë mbas shumë vitesh. Të them të drejtën kur kam mundësi i ndjek të gjitha ndeshjet. Jam tifoz i Juves, më shumë përqëndrohem tek Italia.

Kemi diçka në plan për të bërë për 100-vjetorin, por po e mbajmë sekret. Diçka do të ketë lidhur me fanellën. Më mirë ta zbulojmë ditën e 100-vjetorit.

Kjo ishte një fitore e bukur që na shijoi të gjithëve. E kemi pritur për shumë vite. Kemi bërë merkato të mirë, por unë përsonalisht jam shumë i pakënaqur për vetë kontingjentin e lojtarëve. Derbi ishte nga ato ndeshjet e rralla që u bashkuan të gjithë bashkë, klub dhe staf. Para ndeshjes iu fola ashpër dhe i kam kritikuar që mund të penalizohen.

Pashë që kishte një mobilizim, ishte një ndeshje ku luftuan të gjithë dhe morën atë fitoren që na gëzuan të gjithë pamasë. Ndoshta ka qenë edhe stadiumi i ri. Kenaqësi e madhe. Ishte stadiumi dhe fusha që na ktheu fatin. Shpresoj ta kemi dhe në ndeshjen e ardhshme, me çdo skuadër që luajmë.

E kam parë 2 herë ndeshjen nga fillimi deri në fund, për të qenë edhe i qetë, se në stadium kemi emocion dhe nuk i shikojmë të gjitha. E kam parë disa herë golin e Kobinasë.

Gëzimin e parë e ndava me rrethin e ngushtë të shoqërisë. Prisnim të kishim bileta më shumë, me qenë se stadiumi është i madh. Vetëm 15 kishim. Thamë u thye tersi dhe shumë të tjera. Ishte moment shumë i gëzueshëm.

Penalizimi do të jetë shumë i rëndë, nëse nuk bëjnë ato që duhet. Deri tani nuk kam dashur të penalizoj njeri. Kemi favoret dhe mundësitë që ka çdo skuadër. Kemi kalendar shumë të mirë. Shpresoj t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shkojmë aty ku kemi pikësynimet. Duhet të ulim pak euforinë. Kemi bërë detyrën. Duhet të luftojmë dhe ndeshjet ti marrim me radhë. Shpresoj që në të ardhme të bëjmë ndeshje sa më të mira për të kënaqur tifozerinë. Tifozët e kanë bërë detyrën, kanë ardhur na kanë mbështetur gjithmonë.

Kemi tifozerinë më të madhe në Shqipëri. Duhet të bëjmë më të mirën, për të shkuar drejt trofeve. Është folur shumë për mua që jam njeri që kam larguar shumë trajner. Rezultatet të detyrojnë që të largosh trajnerë.

Te klubi jonë ka ardhur momenti që të mbajnë përgjegjësi dhe futbollistët. Nëse nuk do të ketë rezultatet jo të mira, do të ketë largime lojtarësh.

Të përqëndrohen që mos të ndodhi kjo. Do jetë e mirë edhe për ta. Po kalojmë një krizë financiare, e gjithë Europa dhe ne këtu. Kanë një fat të madh që janë në klubin më të madh. Duhet të bëjnë kujdes.

bandicam 2019-12-15 23-26-16-963

Ata që kanë luajtur te Tirana e dinë shumë mirë që klubi i Tiranës ka presion të vazhdueshëm. Ka trajner që nuk e kanë mbajtur presionin, kur ka ndërhyrje nga grupe të ndryshme. Trajneri duhet të jetë i fortë dhe të largohet nga presioni. Nuk duhet t’i marrë parasysh fjalët e njerëzve. Kam dëgjuar që thonë e bën formacionin presidenti, por mund t’i pyesni të gjithë, që jam i vetmi president që nuk kam ndërhyrë kurrë.

Unë thjesht e pyes si është formacioni dhe mund të jap një mendim. Por nuk mund të ndërhyj që të prish skuadrën time dhe të bëj vendosje lojtarësh. Kur fola me Egbonë i kam bërë 2-3 pyetje dhe dëshira ime ishte që ata të shkonin në pozicionet e tyre. Për mua është e mirë është që futbollistë të luaj në pozicionin e tij dhe nuk duhen bërë eksperimente. Kur s’ke lojtarë mund të bësh ndonjë eksperiment.

Klubi i Tiranës nuk është mësimore. Hoxhallari ka ndryshuar disa herë pozicionin. Unë them që ai duhet të luaj në pozicionin e vetë. Shumë futbollistë të mëdhenj në botë nuk i ndryshojnë pozicionet e tyre. Te kjo ndeshje them se lojtarët luajtën në pozicionet e tyre u bashkuan të gjithë bashkë dhe dhanë maksimumin.

E njoh shumë mirë futbollin, e ndjek skuadrën hap pas hapi. Shumë herë ka gabuar skuadra, ndoshta nuk janë impenjuar maksimalisht. Por e them me shumë bindje, ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve na ka penalizuar. Kur filloi kampionati deri tek ndeshja e 4-t ishim 10 pikë.

Po ta bëja unë formacionin do kërkoja që djali im të luante çdo ndeshje. Unë dua që klubi të fitojë, nuk më intereson kush luan. Kam hallin e investimeve. Do pak dorë të fortë klubi.

bandicam 2019-12-15 23-39-14-375

Për çdo vit kemi bërë një merkato në bashkëpunim. Kur del mirë thonë e ka bërë ky, kur del keq thonë diçka tjetër. Unë kam dëgjuar shumë raste që në media flitet edhe për një menaxhim jo të mirë dhe nuk ka persona të duhur që ta drejtojnë klubin. Unë jam marrë me infrastrukturën. Stadiumin ia kemi dhënë FSHF-së, për kontributin që dha për tapetin dhe stolat. Mos harrojmë që në fushat e stërvitjes, kemi hapur dyert për klubet amatore që nuk kanë pasur fusha. Kemi pasur konflikte për gjë, edhe mund të kenë abuzuar edhe me tolerimin.

Për inaugurimin e stadiumit të ri, ne lejuam që aty të bëheshin prova dhe fusha u kthye dhe u bë moçal. Ne arritëm të bëjmë 2 terrene sportive. Tapeti do jetë shumë i mirë dhe shpresojmë ta përdorim vetëm për klubin tonë dhe mos kemi më probleme. Po vazhdojmë me investime dhe po bëjmë 2 fusha të tjerë. Akademia ka 27 trajnerë që punojnë staf dhe janë në klub. Është model akademia, të gjitha ekipet. Janë të gjitha në vendet e para. Në 9 ekipe të 9-ta janë në vendet e para.

Kush punon edhe gabon. Është mirë që mos gabojmë. Eksperimentet janë këto. Trajnerët duhet të jenë mjaft të kujdesshëm. Skuadra fituese duhet të vazhdojë të luaj përsëri në ndeshjet e ardhshmë. Skuadra ka një grup shumë të mirë lojtarësh. Ka dhe lojtarë që nuk e meritojnë që të jenë pjesë e këtij grupi, por unë kam besim se ata do të punojnë dhe do të jenë të gatshëm kur do të duhen. Skuadra është e kompletuar dhe nuk ndalon. Do të jemi pretendentë kryesorë për të arritur objektivat tona. Do t’ia bëjmë yzmetin në të gjitha drejtimit. Kam këmbëngulur që lojtarët e rinj të jenë pjesë e skuadrës dhe t’i jepet mundësi të luajnë. Nuk më duhen lojtarë që janë drejt fundit të karrierës.

tirana

Trajneri duhet të aktivizojë futbollistët e rinj. Duhet patjetër që në formacionin e skuadrës të kemi 4-5 lojtarë të rinj, nën 21-vjeç që të jenë në formacion. Kemi lojtarë të rinj që mund ta përballojnë kampionatin. Ai që e dëgjon këtë, le mos vijë. Nuk është presion. Nuk është se unë po fus bahçevan lulesh. Muçit meriton të jetë pjesë e skuadrës. Kemi Celhakën që e shikoni vetë. Unë kam oferta për Celhakën dhe Muçin. Trajnerët thonë prit se nuk i ka ardhur ora akoma. Klubin nuk e ka vetëm Halili. Klubi ka një staf dhe akademi shumë të organizuar. Futbollistët e Akademisë duhet patjetër të aktivizohen. Duhet të luajnë se s’bën, asnjë e keqe nuk do i vijë klubit tonë.

Tirana derbi

Në ndeshjen ndaj Partiznait u aktivizuar Muçi, Celhaka dhe Halili, janë futbollistë të rinj dhe janë kënaqësi e madhe kur i shikon në fushë. Unë jam i bindur që do ecim përpara me aktivizimin e lojtarëve të rinj. Unë me Ardin kam relata të shkëlqyera. Juli vendosi që të bëjë një skemë ashtu siç di ai.

I gjithë opinioni publik ishte çfarë po ndodh te Tirana. Asnjë nuk ishte dakord me të. Unë e di me detaje. Fituam në Gjirokastër, barazuma me Vllazninë, dolëm barazim me Teutën. Ekipi tërhiqeshe mbrapa. Mentaliteti jonë është që të luajmë para dhe të luajmë futboll. Të bëjmë gola dhe mos pësojmë. Nuk jam me këtë që skuadra të rrijë mbrapa dhe të rrimë gjithë kohën të tensionuar. Të gjithë trajnerët i kanë bërë gjërat sipas dëshirat. Shkuam në Kupat e Europës, nuk luajti djali im, luajti Qilimi dhe Berisha. Ze Maria tha there djalin e presidentit se ku e ther këtë i ther të gjithë.

Kur e drejtonte Ardi ekipin nuk na filloi çalimi me Partizanin, por ndaj Kukësit. Nuk është faji i presidentit. Është faji i stafit. Do marrin fajin sepse nuk kanë rezultate. Kontigjenti i lojtarëve që ka pasur gjithmonë klubi jonë, ka qenë cilësorë. Duhet të punojmë, duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të punojmë për ta çuar klubin më të madh në Shqipëri, përpara.

Kur trajneri Ahmataj dha dorëheqjen, unë po udhëtoja më makinë dhe nuk e mora veshë çfarë ishte kjo. Nuk më kishte shfaqur ndonjë pakënaqësi dhe të më tregonte që nuk po shkon puna mirë. Që të marrësh një ekip si Tirana, përgjegjësia është e madhe. Të gjithë u çuditën për këtë që ndodhën. I thashë që ka besimin tim dhe të klubit. Nuk ka njeri që vjen të dëmtojnë klubit, rezultatet na bënë që t’i thonim “STOP”. Nuk kemi as kohë, ikin investimet, orët, dhe është dëm i madh. I thashë që nuk do ta drejtosh më klubin sepse rezultatet janë shumë të dobëta. Jam i qetë dhe jam i bindur që te klubi jonë kanë qenë shumë komod dhe kanë bërë çfarë kanë dashur.

refik halili

Të jeni të sigurtë që do të kemi një trajner. Do të bisedojmë dhe do të vendosim. Trajneri i ri ka kërkesat e tij. Nëse mendon se duhet të ketë ndonjë ndërhyrje, do mundohemi t’i shkojmë nga mbrapa, nëse do kemi nga mbrapa. Unë personalisht mendoj që grupi është brenda, ka shumë lojtarë dhe nuk e kanë problem për ta përballuar kampionatin deri në fund. Se në çfarë vendi dalim, kjo është pjesë tjetër. Në qoftë se bashkohet si në derbi, besoj se do ia dalim.

Unë di që trajneri ka një licencë. Egoja licencën e ka marrë licencën për trajner, jo për trajner portierësh. Është një trajner shumë i mirë dhe ndihem shumë mirë me të. Ne kemi folur dhe ai ka thënë që do ta mbajë skuadrën për shkak të gjendjes emergjente. Do mundohemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë. Do të mundohemi të marrim një trajner të mirë.

Unë nuk e kam takuar Ilir Dajën së fundmi. E kam takuar para 3 javësh, kam marrëdhënie të mirë. Nuk i kam bërë asnjë lloj propozimi. Jam 3 javë që nuk jemi parë bashkarisht.

Magani e ka drejtuar shumë gjatë Tiranën, Ze Maria e mabajti 1 vit e ca dhe Mema e mbajti vonë. Kur s’ka rezultate s’kemi çfarë ti bëjmë.

refik halili

Pse nuk punohet reahet te Tirana? Ndoshta presioni. Por presionin e kanë jashtë meje. Nëse doni jam i gatshëm të ballafaqohemi me të gjithë trajnerit. Ata të flasin dhe unë t’i them gjërat ku kanë gabuar. Edhe ta dëgjojmë çfarë do thonë. Nuk është se unë nuk gaboj. Ka dhe trajner që kanë ngrënë presion nga faktorë të jashtëm.

Mos vihen trajnerët në presion nga prezenca e djalit të presidentit? Djali im është shembullor. Kur kam qenë në një mbledhje para nja 2 javësh, djali më tha president ti bëj detyrën tënde. Ju po t’i pyesni trajnerët flasin fjalët më të mira. Në qoftë se bëhen pengesë për klubin i them hajde rri me mua dhe mos luaj futboll. Ai nuk ka shanse të behet pengesë, përkundrasi, vetëm mund ta ndihmojë.

A është e vërtetë që i keni bërë ju ndërrimet në derbi? Të them të drejtën kemi folur me stafin 2 ditë dhe i kam thënë Egbosë bëj çfarë ke vendosur të bësh. Jam gëzuar kur më tha që lojtarët do t’i ccoj në pozicionet e tyre. Na rezultoi me sukses.

Nga cili trajner keni mësuar më shumë për futbollin? Jam njeri i qetë, i shikoj, ndjek ndeshjet, e lexoj shumë mirë, por nuk jam i zoti të bëj trajnerin. Mund të analizoj lojën, nuk rri duke parë ccfarë bën njeri apo tjetri. E njoh shumë mirë futbollin, nuk jam injorant. Në Shqipëri ka trajnerë që kanë ndërhyrje nga faktorë të jashtëm, nga kompanitë e basteve, dikush për të futur djalin, etj. Nuk kanë gjë nga klubet.

E ke menduar të lesh presidencën aktive? Sot jemi afër kreut. Nuk shikoj që ka probleme. Nuk e quaj problem që një trajner nuk ka rezultate dhe është i detyruar të hapi krahun. Do t’i hap një biznes vajzës sime. Është mobilizuar për të më ndihmuar dhe për të bërë më të mirën për imazhin e klubit. Nuk kemi pasur mundësi të bëjmë më të mirën. Kemi goxha probleme të trashëguara. Shumë shpejt brenda 2 javësh do të dëgjoni që do të shpëtojmë edhe nga 1 miliardë lek të vjetra që kemi mbi shpinë. Futbolli në përgjithësi drejtohet nga meshkujt. Ky është mentaliteti im. Goldi do të drejtojë biznesin e saj.

A është momenti ti bëni ftesë tifozëve? Tifozeria e klubit tonë është shume e madhe. Unë kurrë nuk kam folur për tifozët. Nuk kam për të folur kurrë keq për tifozët, ata kanë gjithmonë të drejtë, sepse duan trofe. Unë jam munduar të bëj maksimumin. Shumë shpejt do iu japim edhe një projekt të madh për stadiumin tonë. Sa po të përfundojë do e bëj publike. Kërkon miratimin e instancave të larta. Do të jetë një surprizë, nuk është projekt sa për të kaluar radhën. Për mua “Selman Stërmasi” ashtu siç është, është një ferr në mes të Tiranës. Do ta shikoni…”, u shpreh Halili.

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com