Disa titullarë verdheblu, oferta nga klubet e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 14:39

Disa titullarë verdheblu, oferta nga klubet e tjera

Për Elbasanin ishte një gjysmësezon i mbushur me probleme, me pak gjëra pozitive, por në aspektin individual dikush ka bërë mirë. Siç verdheblutë kanë nisur punën për të bërë afrime në merkaton e janarit, të njëjtën gjë po bëjnë edhe të tjerët, që kanë pikasur lojtarët elbasanas për t’i afruar në ekip.

Elbasani

Gazeta mëson se disa lojtarë të Elbasanit kanë pasur oferta nga ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, me të cilat Elbasani ka luajtur gjatë këtij sezoni. Drejtuesit e këtyre ekipeve i kanë parë nga afër ndeshjet që Elbasani ka luajtur përballë tyre dhe po tentojnë t’i rrëmbejnë në këtë moment. Por, largimi nuk është kaq i thjeshtë, ndonëse mund të ketë dakordësi me lojtarët. Më parë duhet të bindin klubin elbasanas që ka kontratë me këta lojtarë. Këto ditë do të tregojnë më shumë se çfarë do të ndodhë me këta lojtarë, por edhe me ndryshimet që pritet të ndodhin në klubin elbasanas, i cili ka nevojë më shumë se kurrë për t’u përforcuar, nëse nuk do të bjerë në Kategorinë e Dytë.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"