“Disa lojtarë nuk përplaseshin”, Reja i zhgenjyer: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Andorrës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 23:36

“Disa lojtarë nuk përplaseshin”, Reja i zhgenjyer: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Andorrës…

Barazim i hidhur për Shqipërinë në sfidën e sotme ndaj një kundërshtari modest si Andorra. Në 2 gjuajtje në portë, skuadra mike arriti të shënonte 2 gola, duke tronditur kuqezinjtë. Në prononcimin pas ndeshjes, për mikrofonin e “RTSH”, tekniku Edi Reja, u shpreh tepër i zhgënjyer teksa deklaroi:  

bandicam 2019-11-14 23-12-23-434

“Jemi të zhgënjyer nga ky rezultat. Nuk doja ta mbyllnim në këtë mënyrë. Nuk e prisnim. Jemi të zhgënjyer si unë dhe lojtarët. Vinim pas një ecurie pozitive.

Këta djem që u futën në fushë, gjatë javës në stërvitje treguan që e merituan shansin. Vura një 11-ce të aftë nga ana taktike. Mungoi ndërrimi i manovrës dhe shpejtësia tektike. Goli i parë i Andorrës është një defekt i papranueshëm për një skuadër si Shqipëria me cilësinë që ka dhe me lojtarët.

Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk u përballëm me agoninë e duhur me këto ekipe që janë inferiore dhe mbyllen mirë. Duhet një shpirt luftarak më i fortë. Më erdhi keq. Mbase isha unë përgjegjësi që nuk i motivova siç duhet. Iu përsërita që edhe sot ishte një ndeshje e vështirë. Mu duk sikur disa lojtarë nuk përplaseshin dhe nuk jepnin 100%. Mbase ruheshin nga një dëmtim i mundshëm. Nuk e meritonte Shqipëria këtë rezultat, pas një ecurie të mirë dhe këtë mbyllje.

Pengu? Mu duk e drejtë që në fillim që të aktivizoja disa lojtarë që nuk janë aktivizuar shpesh në Kombëtare. E vlerësova si ndeshjen e duhur. Në stërvitje ma kanë treguar që e meritojnë. Nuk i shfrytëzuam hapësirat. Doja që lojtarët e rinj të inseroheshin gradualisht, përmendim këtu Ndojin, Ramadanin, Trashin. Emocioni bën të vetën. Mbase nuk ishte 100% ky rendiment që unë kam parë në stërvitje”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"