“Disa lojtarë kishin sjellje të turpshme”, ja 3 ekspertët që e fundosën Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 18:21

“Disa lojtarë kishin sjellje të turpshme”, ja 3 ekspertët që e fundosën Skënderbeun

Dosja voluminoze me 90 faqe e Skënderbeut nuk ka vetëm opinione të ekspertëve të basteve, por edhe nga specialistët e futbollit. Një panel i përbërë nga Majkëll Epëllton, Zhak Krevusaie dhe Hans Leiterd kanë vlerësuar paraqitjet e korçarëve në fushën e lojës.

pizap.com15188009850401

Të 3 këta ekspertë kanë analizuar nga pamjet filmike, 12 ndeshjet e luajtura në Europë në sezonin 2015-2016 dhe 25 ndeshjet e kampionatit, për të parë sjelljet e lojtarëve në fushën e lojës.

555

Në raport paraqitet opinioni i dy specialistëve Majkëll Epëllton dhe Zhak Krevusaie, të cilët kanë analizuar minutat e fundit të ndeshjes Krusaders-Skënderbeu 3-2. Ja çfarë thonë ata:

Apleton

Majkëll Epëllton: Loja e Skënderbeut nga kjo pikë në vazhdim ishte e tmerrshme. Kjo drejtohej nga portieri, i cili, pavarësisht faktit se skuadra ishte me 10 lojtarë dhe ishte në avantazh, në mënyrë të papritur shpejtoi lojën dhe mbetej duke pasuar shkurt dhe te skuadra e gabuar. Para këtij momenti, shpërndarja e topit ishte më e ngadaltë dhe kur e dërgonte topin larg, e kalonte mesin e fushës. Të dy qendërmbrojtësit (Nr. 5 Nr. 32) ishin të turpshëm në lojën e tyre dhe dëshirën për të pësuar gol.

Epellton

Zhak Krevuasie: 10 minutat e fundit janë thjesht të pabesueshme, të tmerrshme, me aq shumë raste shënimi dhe një skuadër e cila ndaloi me dashje ndërsa disa lojtarë kishin një sjellje të turpshme, absolutisht të pashqetësuar nga ndeshja, nuk vraponin, nuk mbronin, në disa raste as nuk e shihnin ndeshjen.

730

 

 

Dëshmia e ekspertëvë është një nga provat kryeore që parashtron UEFA. Por kush janë 3 ekspertët e përzgjedhur?

Majkëll Epëllton është një emër i njohur gjatë vitit të fundit, pasi për disa javë ka drejtuar skuadrën e Leister në Angli. Trajneri anglez është aktualisht ndihmësi i Klod Pyel në radhët e këtij klubi, ndërsa shihet si një nga teknikët më me perspektivë në të ardhmen e futbollit anglez.

Zhak Krevuasie është një trajner francez, i cili në të kaluarën ka drejtuar përfaqësueset e moshave të Francës. Prej disa kohësh ai punon si bashkëpunëtor i FIFA dhe UEFA në aktivitete të ndryshme si dhe në rolin e opinionistit sportiv për Canal+ në Francë.

Leteird

Hans Leitert është një ish-portier austriak, i cili tashmë është ndër trajnerët e portierëve më të njohur në Europë. Ai punonte për Federatën Spanjolle deri pak ditë më parë, kur nënshkroi një kontratë me Liverpulin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"