Disa klube po e ndjekin, flet sulmuesi 22-vjeçar: Vendos Teuta për mua!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2021 | 14:46

Disa klube po e ndjekin, flet sulmuesi 22-vjeçar: Vendos Teuta për mua!

Tomori ka luhatje me bollëk, por e kundërta ndodh me Aldrit Oshafin. Sulmuesi vazhdon të shënojë, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës.

Oshafi Tomori

Bëri dopietë në “pokerin” ndaj Turbinës, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë si golashënues. U bënë disa ndeshje që ai po vëzhgohet nga menaxherë të ndryshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që janari ta gjejë larg Beratit.

23-vjeçari ndihet mirë nga ky fakt, por për “Panorama Sport” e thotë që vendimi i takon Teutës. Kujtojmë që ai ka ardhur si huazuar te beratasit, ndaj fjalën e fundit e kanë durrsakët.

“Një sulmues matet me gola dhe nuk ka si të mos ndihem mirë kur gjej rrjetën. E megjithatë, kënaqësia shtohet kur ata kanë vlerë për ekipin. Unë jam në shërbim të skuadrës dhe rëndësi ka që u kthyem te fitorja.

Interesimi? Jam futbollist i Teutës dhe çdo lëvizje të mundshme do ta bisedoj dhe do ta vendosim së bashku me drejtuesit durrsakë. Kjo gjë sigurisht më motivon që të jap maksimumin në fushë për Tomorin”, përfundoi shtatlarti.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"