Disa klube piketojnë Enzo Fernandezin, presidenti i Benfikës në panik. Ylli argjentinas pritet të vendosë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 13:04

Disa klube piketojnë Enzo Fernandezin, presidenti i Benfikës në panik. Ylli argjentinas pritet të vendosë…

Shumë lojtarë shkëlqyen gjatë Botërorit të Katarit dhe një ndër ta ishte edhe Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas u shpall lojtari i ri më i mirë i këtij turneu.

Enzo_Fernandez1-770x433 (1)

Pas paraqitjes së treguar ai është vënë në shënjestrën e shumë klubeve si Real Madrid, Njukasëll apo Mançester Junajtid.

foto galeri

foto galeri

Sipas mediave portugeze, presidenti i Benfikës Rui Kosta, nuk dëshiron që të humbas shërbimet e Fernandez, të paktën jo tani pasi dëshiron ta ketë deri në fund të sezonit.

21-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 120 milionë euro dhe me shumë mundësi, Fernandez pritet të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë argjentinas në tregun e transferimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"