Diop dhe Repaj, Apolonia ka dy “bombera” në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2022 | 23:40

Diop dhe Repaj, Apolonia ka dy “bombera” në mbrojtje

Apolonia ka ndryshuar “fytyrë” në fazën e dytë. Nëse deri para janarit lanë pikë më bollëk rrugës, me nisjen e 2022- shit gjithçka u transformua. Bardhejeshilët kanë treguar më shumë grintë, vendosmëri e karakter dhe më e rëndësishmja, kanë marrë pikët që e ngjitën si me ashensor në renditje.

Apolonia

Falë kësaj ecurie në pjesën e dytë të sezonit dhe sidomos pathyeshmërisë në “Loni Papuçiu”, fierakët janë të 4-ët dhe kanë siguruar zyrtarisht “play off”-in. Nëse i merr ndeshjet me radhë, kjo fazë nuk ka kurrfarë lidhjeje me të parën. Tani ndodh e kundërta, fitojnë me goleadë dhe shumë rrallë pësojnë gol, veçanërisht në shtëpi. Në 13 ndeshje kanë pësuar vetëm 7 gola dhe kanë shënuar plot 21 të tillë.

Dhe nga këto rrjeta, 7 mbajnë firmën e mbrojtjes. Tek Apolonia nuk shënon vetëm sulmi dhe mesfusha, por edhe prapavija. Ismaila Diop dhe Serjan Repaj janë “bomberat” e këtij reparti. I pari numëron 4 gola, ndërsa i dyti 3. Ata janë treguar mjaft solidë në rolin e tyre, përveç golave të shënuar. Pa frikë mund të konsiderohen si dyshja më e mirë e Kategorisë së Parë.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"