“Dinamon e shkatërroi politika”, Shkëlqim Muça: Kishte superekip, nuk dilte kampion Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2020 | 23:23

“Dinamon e shkatërroi politika”, Shkëlqim Muça: Kishte superekip, nuk dilte kampion Skënderbeu

Nga bojkoti te shkatërrimi i Dinamos. I ftuar në studion e emisionin “Rubrika Sportive”, specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça, ka bërë një analizë të detajuar teksa deklaroi se klubin blu, të cilin ai e drejtoi për disa vite e shkatërroi politika.

Muca

“Nga bojkoti humbën futbollin se për të fituar nuk fituam gjë. Unë skam qenë asnjëherë dakord, ishte masë ekstreme. Humbëm shumë në tërësi si futboll. Lufta e federatave duhet të jetë në vazhdim, për të bërë më fleksibël ligjet në funksion të sportit. Nuk përmirësohet situata me bojkote. Liga ishte shumë artificiale. Nuk besoj do të ketë lëshime nga ana e shtetit për Ligjin e Sponsorizimit.

Dinamo u shkatërrua, se ata që e kishin Dinamon, e administronin, ata bënë ekip fantastik. Unë kam qenë në fund fare, kam dalë kampion. Edhe në 2010-2011 ishin superekip, nuk dilte kampion Skënderbeu e Flamurtari, Dinamo kishte superekip.

Dinamon e sulmuan, e shkatërruan dhe prandaj ikën ata nga Dinamo, ata që ishin, kanë pasur ekip model. Duke i larguar nga kompleksi, duke i hequr ambientet sportive, e lanë, e nuk kanë faj.

Ata e panë që luftë me shtetin nuk bëhet, se ishte politike. Se e goditën, e shantazhuan me tatime e më gjëra qeveria që ishte, i shkuan atje dhe i kanë vënë 8 milionë euro borxhe ish-presidentit të Dinamos. Ato u detyruan të ikin, të braktisin klubin se ka qenë superklub në 2009-2010. Lënia e Dinamos jashtë këto vite ka qenë rrjedhojë e shantazhit dhe shkatërrimit që iu bë si klub. Shteti duhet ta ndihmojë tani”, tha Muça.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"